Zyrtare: Menez me skuadër të re

Zyrtare: Menez me skuadër të re

Klubi francez Bordeaux ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje për sulmuesin e Milanit, Jeremy Menez.

Francezi, që do të kthehet në Ligue, do të kompletojë kalimin te klubi i ri pasi të kryejë testet mjekësore me skuadrën e re.

“Girondins de Bordeaux ka arritur marrëveshje me skuadrën e Milanit për Jeremy Menezin. Pasi të kryejë testet mjekësore, francezi do të nënshkruajë me ne dhe do të prezantohet të hënën”, ka njoftuar klubi. /Insajderi.com