Më në fund ka ardhur zyrtarizimi i mbrojtësit anësor të përfaqësuese së Kosovës në futboll, Mergim Vojvoda, tek ekipi nga Serie A, Torino.
“Torino është i kënaqur të ju njoftojë se ka fituar përfundimisht të drejtën e shërbimeve sportive për futbollistin Mërgim Vojvoda nga Standard Liege.”, thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.
“Mbrojtësi kosovar ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin tone dhe të gjithë në Torino e mirëpresim me një përqafim të ngrohtë Vojvodën”, shprehen entuziast klubi i Torino-s.
Mergim Vojvoda, ishte lidhur me kalim tek shumë skuadra, të gjitha nga Serie A, duke përfshirë Atalana, Fiorentina dhe Lazio, por ai ka zgjedhur, Torinon./Insajderi.com.