ZYRTARE: Merret vendimi nëse Manchester City do të luajë në Champions League, në 2 sezonet e ardhshme

ZYRTARE: Merret vendimi nëse Manchester City do të luajë në Champions League, në 2 sezonet e ardhshme

Sot, gjykata e apelit pranë UEFA, ka marrë vendim që Manchester City të mos përjashtohet nga garat e UEFA Champions League, për 2 vitet e ardhshme, raporton Insajderi.

Gjykata e apelit e mori sot këtë vendim të papritur, pasi që ishin gjetur fakte se klubi nga Anglia, me vite kishte deklaruar shifra të rrejshme, në mënyrë që të shmanget nga rregullat e Fair Play financiar.

Për arsye të njëjtë, AC Milan ishte dënuar me përjashtim nga garat evropiane, por e njëjta nuk ndodhi me City.

Ky vendim, bënë që ekipet si Manchester United dhe Chelsea, duhet me patjetër të përfundojnë në top 4, nëse dëshirojnë që të luajnë në Champions, në vitin e ardhshëm./Insajderi.com