
Vincenzo Montella do të vazhdojë punën në Milan.
Milan nuk e ka ndërmend ta shkarkoj Vincenzo Montellan nga detyra edhe pse skuadra po zhgënjen me rezultate në Serie A dhe Europa League.
Këtë e ka konfirmuar drejtori sportiv i Rossonerëve, Marco Fassone në një intervistë dhënë për gazetën italiane, La Stampa.
“Montella është zgjedhur nga ne dhe e ka gjithë besimin tonë”, ka deklaruar Fassone, përcjell gazeta Express.
Edhe pse gjatë verës ishte shumë aktive në blerjen e lojtarëve, Milan gjendet në vendin e dhjetë në Serie a me vetëm 12 pikë të tubuara.