Zyrtare: Milot Rashica nuk grumbullohet për Kosovën

Zyrtare: Milot Rashica nuk grumbullohet për Kosovën

Një lajm të keq e ka marrë përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, pasi ekipi i Werder Bremen, e ka ndaluar Milot Rashicën të grumbullohet për dy ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Greqisë.

Lajmin e ka konfirmuar vet klubi nga Bundesliga. Ata kanë thënë se shkaku i rrezikshmërisë, Rashica, nuk do të lejohet të grumbullohet, njëjtë sikurse Tahith Chong, i cili është ndaluar të grumbullohet për Holandën, njofton Insajderi.

Ky është një hendikep për përfaqësuesen e Kosovës, pasi Milot Rashica, është një nga lojtarët kryesorë të ekipit./Insajderi.com.