Zyrtare: Milot Rashica transferohet te Norwich City

Zyrtare: Milot Rashica transferohet te Norwich City

Ekipi anglez, Norwich City, të martën ka zyrtarizuar transferimin e Milot Rashicës, shkruan Insajderi.

Rashica ishe pjesë e Werde Bremen për tri sezone, ku gjatë kësaj periudhe ai zhvilloi 87 paraqitje dhe shënoi 21 gola.

“Unë jam me të vërtetë i ngazëllyer që të luaj para tifozëve të Norëich dhe në Premier League. Sigurisht që do të jap më të mirën për këtë klub në çdo ndeshje”, u shpreh Rashica për canaries.co.uk.

24 vjeçari vendimin për transferimin nga Bremen e morri pasi këta të fundit ranë nga elita e futbollit gjerman edicionin që lam pas./insajderi.com