Zyrtare: Pajtim Kasami lojtar i Basel-it

Zyrtare: Pajtim Kasami lojtar i Basel-it

Një tjetër futbollist shqiptar është bashkuar me klubin e njohur zviceran, Basel – Pajtim Kasami, është lojtari i fundit që ka firmosur për zviveranët.

Baseli ka firmosur me Kasamin të hënën, në ditën e fundit të afatit kalimtar në Zvicër. Mesfushori 28-vjeçar së fundi ka luajtur për Sionin, ndërsa me Baselin ka firmosur deri në fund të edicionit 2021/2022, njofton Insajderi.

“Unë gjithnjë kam pëlqyer Baselin dhe shoh shumë potencial te skuadra. Për këtë arsye kam vendosur se në Zvicër skuadër e re e imja mund të jetë vetëm Baseli. Jam i lumtur të bëj pjesën time dhe shpresoj që së shpejti të festojmë suksese të mëdha me skuadrën”, ka thënë Kasami.

Baseli e ka prezantuar Kasamin si lojtar të fortë fizikisht dhe që mund të luajë në pozita të shumta në repartin ofanziv.

Te Baseli ai gjenë Jozef Pukajn, Elis Isufin, Albian Hajdarin, Orges Bunjakun, Edon Zhegrovën, Taulant Xhakën e Tician Tushin.

Kasami për të rinjtë ka luajtur te Ëinterthuri, Grasshopperi, Liverpooli e Lazio. Më pas ishte te Bellinzona, Palermo, Fulhami, Luzerni, Olympiacosi, Nottingham Foresti dhe Sioni. Ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës. Për Zvicrën A i ka 12 ndeshje e dy gola./Insajderi.com.