Alexandre Pato e nis nga kampionati amerikan karrierën e tij futbollistike, njofton Insajderi.
Ish-sulmuesi i Milanit është zyrtarisht lojtari i ri i Orlando City-t në MLS-in amerikan.
Braziliani 32 vjeçar i cili ishte si lojtar i lirë që në muajin gusht, firmosi kontratën e re që do ta mbajë të lidhur për një vit me klubin amerikan.
Këtë lajm e ka bërë publike vetë klubi i Orlandos me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtar.
Vlen të theksohet se Pato ishte pranë firmës edhe me një skuadër të kampionatit iraken por ish-sulmuesi i Milanit vendosi ta vijojë karrierën e tij në SHBA. /Insajderi.com