Zyrtare: Pedro është lojtar i Roma-s

Zyrtare: Pedro është lojtar i Roma-s

Tanimë ish lojtari i Chelsea-s, Pedro Rodriguez, ka kaluar tek ekipi i Roma-s, si lojtarë i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata e tij me Chelsea.

“Zyrtarisht ju njoftojmë se Pedro, ështe lojtar i Roma, duke u bërë transferimi i parë për këtë verë”, thuhet në njoftimin e klubit italian, transmeton Insajderi.

“Jam i kënaqur që jam këtu në Romë. Jam i entuziazmuar për këtë sfidë dhe do të luftoj për të arritur objektivat tona gjatë këtij sezoni si dhe sezoneve të ardhshme. Dua të falënderoj fansat për mirëseardhjen që më dhanë. Shpresoj t’i bëj ata të lumtur “, deklaroi Pedro, në prezantimin e tij si lojtar i Roma-s./Insajderi.com.