Zyrtare: Penzionohet legjenda e basketbollit shqiptar, Edmond Azemi

Zyrtare: Penzionohet legjenda e basketbollit shqiptar, Edmond Azemi

Edhe zyrtarisht legjenda e klubit të basketbollit Prishtina, Edmond Azemi, i ka dhënë fund karrierës së tij shumë vjeçare si basketbollist, shkruan Insajderi.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Prishtinës përmes rrjetit social “Facebook”.

Azemi ishte nga një më të hershmit në klubin e Prishtinës, duke iu bashkuar klubi në vitin 1999, më një gjeneratë ku kishte emra të njohur si: Blerand Stavileci, Florian Miftari e shumë të tjerë.

Pas disa edicioneve të suksesshme, ai shkoi për një gjysëm sezoni në kampionatin shqiptar te ekipi i Valbonës, për t’i ndihmuar ata në garat evropiane, ku ishte njëri nga lojtarët kryesor.

Pas karrierës në Evropë e rajon, kthehet në shtëpi te Prishtina, ku nuk la trofe pa fituar, duke përfshirë 12 Superliga të Kosovës, 14 Kupa të Kosovës, 7 Superkupa të Kosovës, 2 Balkan League, 1 Superligë të Islandës.

Tani pas penzionimit Azemi do të mbetet në klubin e Prishtinës, në rolin e drejtorit general.