Zyrtare: Prishtina largohet nga Liga Ballkanike

Zyrtare: Prishtina largohet nga Liga Ballkanike

Sigal Prishtina përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar për largimin e saj nga Liga Ballkanike, pas katër vitesh pjesëmarrje, periudhë në të cilën e fituan dy herë trofeun e kësaj gare.

Drejtuesit e klubit kanë vendosur që të përqendrohen në garat evropiane të FIBA-s dhe ato vendore.

Klubi i kryeqytetit ka vendosur që për edicionin e ardhshëm të konkurrojë për anëtarësim në ligën regjionale ABA Liga.

Prishtina në dy vjetët e fundit ka marrë pjesë edhe në FIBA Europe Cup./Insajderi.com