ZYRTARE: Prishtina transferon Gentian Muçën

ZYRTARE: Prishtina transferon Gentian Muçën

Klubi i Prishtinës, ka transferuar qendër mbrojtësin, Gentian Muça nga klubi i Tiranës.

Muça ka qenë pjesë e Tiranës për shumë vite, ndërsa ka kaluar edhe pak kohë tek klubet si Bylysi, Dinamo e Tiranës dhe Kukësi.

“Jam shumë i lumtur që gjendem këtu në Prishtinë, për të filluar këtë aventurë të re”, tha Muça, për faqen zyrtare të klubit të Prishtinës, transmeton Insajderi.

“Kam shumë pritshmëri, e njoh organikën e skuadrës dhe dy blerjet e fundit nga Shqipëria, si Lilaj dhe Mici, të cilët i njoh më mire. Sigurisht që jo vetëm tek pritja e pjesëmarrjes në garat e Evropës, por, pa dashur të flas sepse jam i ri, por po e besoj se janë të gjitha mundësitë për t’u shpall kampion duke e marr shkas edhe gabimet që kanë mundur të bëhen në ato vite që ekipi e ka humbur titullin në ndeshjet e fundit””, shtoi ai./Insajderi.com.