
Klubi i Prishtinës ka zyrtarizuar transferimin e Seab Webster për sezonin e ri.
Webster që vjen nga liga e kolegjeve amerikane pritet të mbulojë pozitën 3-4 te Prishtina.
Kampioni i Kosovës në basketboll njofton se amerikani ka një mesatare prej 19 pikëve për ndeshje.
Zyrtarizimi i Websterit vjen vetëm një ditë pasi Prishtina transferoi Mike Glover.