
Prishtina nuk ka vonuar për të gjetur zëvendësimin e Visar Bekaj, pasi ata kanë siguruar shërbimet e portierit 22 vjeç nga Kroacia, Ivan Jeliç i lindur më 19.11.1997 në Split.
Anëtar i disa skuadrave kroate, por më e njohura RNK Split, së fundi ka mbrojtur për anëtarin e Ligës së parë sllovene, NK Krsko, njofton klubi I Prishtinës, transmeton Insajderi.
“Të jem i sinqertë nuk kam menduar ndonjëherë për Prishtinën. Por, me ndihmën e menaxherëve, shumë shpejtë kemi arritur marrëveshjen dhe ja tani ndodhem këtu. Ndjehem jashtëzakonisht mirë që bëhem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është ky hap i madh në karrierën time”, tha Jeliç pas zyrtarizimit./Insajderi.com.