Zyrtare- PSG zgjat kontratën me Laurent Blanc

Zyrtare- PSG zgjat kontratën me Laurent Blanc

Trajneri 50 vjeçar ka zgjatur kontratën e tij edhe për dy vite të tjera me ekipin francez Paris Saint Germain..

Zgjatja e kontratës ka ardhur pas sukseseve dhe performancës së jashtëzakonshme të ekipit në Ligën e Francës, raporton Insajderi

PSG-ja aktualisht kryeson në renditjen tabelare në ligë dhe vetëm zyrtarizimi i mungon për t’u shpallur kampion i këtij serzoni.

Ekipi i Blanc, po kryeson me 24 pikë diferencë nga vendi i dytë, të cilin e mban ekipi i Monacos.

Paris Saint Germain, poashtu po vazhdon aventurën e saj edhe në Ligën e Kampionëve, në të cilën do të përballen me ekipin londinez Chelsea në të 16-ën e finales.

Zgjatja e kontratës së trajnerit Laurent Blanc është konfirmuar edhe nga faqja zyrtar e klubit e në rrjetin social ‘twitter’./Insajderi.com