
Sevilla ka konfirmuar se ka transferuar Ivan Rakitic-in nga Barcelona, pas gjashtë viteve të kaluara në Camp Nou.
Sevilla, e lumtur që ka arritur marrëveshje për rikthimin e tij, ka bërë të ditur se Rakitic ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e tyre, transmeton Insajderi.
Kroati ishte pjesë e klubit nga viti 2011 deri në atë 2014 dhe ka zhvilluar 149 paraqitje për ta. ndërsa sezonin më të mirë e kishte në vitin 2014, kur për një sezon, ai zhvilloi 52 ndeshje, shënoi 15 gola dhe bëri 18 asistime, për të kaluar më pas te Barcelona.
🚨 @ivanrakitic returns home, he is a #SevillaFC player once again! 🇭🇷👱♂️
Welcome back, Ivan! 🏠🏟️#vamosmiSevilla #WeareSevilla
— Sevilla FC (Europa League Champions 🏆) (@SevillaFC_ENG) September 1, 2020
Ai tani me kontratën e re, do të jetë i lidhur me klubin deri më 30 qershor të vitit 2024./Insajderi.com.
🚨 LATEST NEWS | Agreement with Sevilla for the transfer of @IvanRakitic
— FC Barcelona (@FCBarcelona) September 1, 2020