Zyrtare: RB Leipzig forcojnë sulmin e tyre

Zyrtare: RB Leipzig forcojnë sulmin e tyre

RB Leipzig ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin e Red Bull Salzburg, Hee-chan Hwang.

Sulmuesi Jug Korean Hee-chan Hwang, ishte lojtari kryesor në sulmin e  Salzburg i cili ka shënuar 11 gola në 27 paraqitje për ekipin austriak, raporton Insajderi.

Leipzig disa ditë më parë ka njoftuar se ka shitur sulmuesin kryesor të tyre, Timo Werner tek ekipi i Chelsea dhe transferimi i koeranit është përpjekje e klubit gjerman, që të mbulojë këtë hapësirë të lënë bosh nga largimi i Werner.

9 milionë euro ka paguar ekipi gjerman tek ai austriak dhe ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me lojtarin./Insajderi.com