Zyrtare: Real Madridi emëron trajnerin e ri

eal Madrid ka konfirmuar riemërimin e Zinedine Zidanes si trajner të skuadrës, me një kontratë deri në vitin 2022.

Zidane ka bërë rikthimin sensacional te klubi, vetëm nëntë muaj pasi dha dorëheqje, transmeton Insporti.

Francezi ka fituar tre tituj rresht të Champions Leagues me skuadrën, derisa tani e zëvendëson Santiago Solarin në postin e kryetrajnerit.

Humbja në Champions League kundër Ajaxit ishte goditja e fundit për Solarin, i cili nga ai moment e pati të paevitueshëm shkarkimin. /Insporti.com/