Ish-futbollisti i Arsenal-it dhe Manchester United-it, Robin van Persie, është kthyer te klubi i fëmijërisë, Feyenoord-i, por kësaj radhe si trajner.
“Nuk është një pozitë zyrtare dhe është e vështirë për mua që t’i jap një titull”, ka thënë holandezi, transmeton Insajderi.
“Besoj se është diçka e mirë për mua. Do ta shoh se a më pëlqen kjo gjë dhe ta ndihmoj stafin”, përfundoi ai.
37-vjeçari Van Persie, sezonin e fundit si lojtar e pati me skuadrën holandeze në edicionin 2018/19 dhe tani do të punojë me trajnerin Dick Advocaat për t’i ndihmuar sulmuesit e ekipit, që ata të jenë sa më klinik para portës.
Robin van Persie, ka realizuar 102 paraqitje me Holandë dhe ka shënuar 35 gola.
Që nga koha kur ai u pensionua si lojtar në vitin e kaluar, ai ka punuar në media në Angli, si analist i futbollit./Insajderi.com.