Klubi anglez, Derby County ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Wayne Rooney si trajner të përhershëm të ekipit.
Rooney iu bashkua klubit anglez si pasues i holandezit Philipp Cocu duke drejtuar ekipin në nëntë ndeshje në total, duke regjistruar tri fitore dhe katër barazimeve gjatë rrugës, midis fundit të nëntorit dhe fillimit të janarit.
Megjithatë, tani ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar se legjenda angleze nuk do të mbajë më dy role atë të lojtarit dhe trajnerit, por vetëm të trajnerit apo më saktësisht të menaxherit./Insajderi.com