Zyrtare: Sadio Mane shpallet futbollisti afrikan i vitit

Zyrtare: Sadio Mane shpallet futbollisti afrikan i vitit

Sadio Mane është shpallur futbollisti më i mirë afrikan për vitin 2019.

CAF (Konfederata e Futbollit Afrikan) ka shpallur më të mirët në ceremoninë e mbajtur sot në Kairo, transmeton Insporti.

Sulmuesi senegalez i Liverpoolit, që pati një vit të jashtëzakonshëm dhe nga shumë futbollistë dhe ekspertë të futbollit konsiderohet si një nga lojtarët më të mirë në botë, ka mposhtur bashkëlojtarin Mohamed Salah në këtë garë.

Treshja që po garonte për të fituar këtë çmim ishte Sadio Mane, Mohamed Salah e Riyad Mahrez.

Për çmimin ‘Topi i Artë’, Sadio Mane ishte renditur i 4-ti që nga shumë ishte konsideruar si padrejtësi.

Vitin e kaluar, senegalezi 27-vjeçar fitoi Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Kupën e Botës për Klube. /Insporti.com/