Pasi humbi me shifrat 5-1 ditën e djeshme ndaj skuadrës së Stuttgart, klubi i Scalkes shkarkon zyrtarisht nga detyra e trajnerit Cristian Gross, njofton Insajderi.
Përveç rezultateve negative, tekniku zviceran kishte probleme edhe me lojtarët teksa jo pak herë i ngatërronte emrat por edhe përdorte dhe fjalor të papërshtatshëm me ta.
Lajmin e shkarkimit të teknikut Gross e bëri vetë publike klubi i Schalkes me anë të një komunikate në faqen e saj zyrtare.
Skuadra nga ‘Gelsenkirchen’ po noton në ujëra të turbullta teksa në 18 javë renditet në vendin e 18 në kuotën e nëntë pikëve, dhe shohin objektivin mbijetesë tepër larg nga mundësitë që po shihen aktualisht në fushën e blertë. /Insajderi.com