ZYRTARE: Shtyhet ndeshja e Gjilanit në Europa Ligë

ZYRTARE: Shtyhet ndeshja e Gjilanit në Europa Ligë

Është shtyrë ndeshja në mes të Gjilanit dhe ekipit të Tre Pennes, në kuadër të rrethit të parë të kualifikimeve për Europa Ligë, që ishte paraparë që të zhvillohej të enjten, duke filluar nga ora 21:00.

Njoftimin për shtyrje e ka bërë vet ekipi i Gjilanit, duke treguar se ata do të luajnë një ditë më vonë, pra ditën e premte me datë 21 gusht, transmeton Insajderi.

Kjo shtyrje, është bërë, për shkak se një futbollist i Gjilanit, ka rezultuar pozitiv në testin për Covid dhe tani shteti i San Marino-s, ka këshilluar shtyrjen e ndeshjes për 24 orë, në mënyrë që të testohet edhe njëherë rishtas i gjithë ekipi i Gjilanit./Insajderi.com.