
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi, është prezentuar zyrtarisht te skuadra turke e Konyaspor-it, njofton Insajderi.
Sulmuesi 30 vjeçar, ka firmosur kontratë 2 vjeçare, që e mban të lidhur me ekipin turk deri në qershor 2022.
Kujtojmë që Cikalleshi, sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës tjetër turke, Akhisarspor, ku realizoi tetë gola në 26 takime.
Më herët ne ligën turke, Cikalleshi, ishte pjesë e skuadrave Istanbul Basaksehir, Ankaraspor dhe Goeztepe.
Kështu Konyaspor bëhet skuadra e pestë turke që nënshkruan Cikalleshi. /Insajderi.com