ZYRTARE: Sot fillon kampionati i Kosovës në futboll

ZYRTARE: Sot fillon kampionati i Kosovës në futboll

Federata e Futbollit e Kosovës ka kohë që i ka bërë të gjitha përgatitjet për fillimin e edicionit të ri, i cili do të nisë sot me ndeshjen hapëse ndërmjet Trepçës’89 dhe Arbërisë, që zhvillohet në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë.

Ministria e Shëndetësisë, sot e ka aprovuar kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, e cila do të jetë si test për të parë se si po operohet dhe sa po respektohen masat e vendosura në luftën kundër Covid-19 – ndërkohë që pritet vendimi i Qeverisë, në mënyrë që më pas ecuria e kampionatit të rrjedhë normalisht sipas kalendarit të garave, thuhet në njoftimin e FFK-së, transmeton Insajderi.

Ndeshja e vetme që është shtyrë, është ajo në mes kampionit, Dritës dhe Llapit.

Mësohet se FFK, është duke punuar vazhdimisht me institucionet tjera që së shpejti të merret edhe vendimi për rikthimin e një numri të caktuar të tifozëve në stadiume.

Ndërsa, është marrë vendim për shtyrjen e fillimit të ligës së parë, shkaku që disa nga klubet ende nuk i kanë kryer testet e kërkuara mjekësore./Insajderi.com.