ZYRTARE: Tahith Chong tek Werder Bremen – pritet nga Rashica

ZYRTARE: Tahith Chong tek Werder Bremen – pritet nga Rashica

Manchester United dhe Werder Bremen, kanë arritur marrëveshje për huazimin një vjeçar të anësorit, Tahith Chong.

Zyrtarizimi është bërë nga klubi gjerman, i cili ka falënderuar Manchester United-in për huazimin e lojtarit, transmeton Insajderi.

Chong, shihet si një zëvendësues i kosovarit, Milot Rashica, i cili do të largohet nga klubi gjerman, por ishte Rashica ai që u fotografua duke e mirëpritur në stërvitje Chong-un.

Duket se ky operacion, ka ndikuar shumë në raportet në mes të klubit të Werder dhe United, pasi faqja zyrtare e Werder, ka postuar një urim dhe përkrahje për Manchester United, në ndeshjen që do ta zhvillojnë sonte, kundër Sevilla, në Europa Ligë./Insajderi.com