
Chelsea ka konfirmuar nënshkrimin me mbrojtësin veteran, Thiago Silva, njofton Insajderi.
Largimi i Silvas nga Paris Saint Germain dhe kalimi në Stamford Bridge vjen pas plotë tetë vjetëve të kaluara në Paris.
Ndeshja e fundit e Silvas me klubin ishte humbja nga Bayern Munich në finale të Ligës së Kampionëve.
35 vjeçari, që ishte edhe kapiten i Gjelave, e lë klubin me tetë tituj kampion të Ligue 1, pesë kupa të Ligës dhe pesë të tjera të Francës për ekipe./Insajderi.com