Toni Domgjoni është shqiptari i radhës që do të veshë fanellën e skuadrës holandeze të Vitesses, njofton Insajderi.
Pas Milot Rashicës dhe Armando Brojës i cili u aktivizua në këtë sezon, skuadra e njohur holandeze ka prezantuar sot në selinë e klubit mesfushorin shqiptar me pasaportë zvicerane, Toni Domgjoni.
Mesfushori 22 vjeçar vjen nga Zyrihu ku është aktivizuar për katër sezone dhe ndërmerr një hap të madh të karrierës duke shkuar me një kampionat të madh si ai i Holandës.
Domgjoni është aktivizuar me moshat e Zvicrës nga U-18 deri tek U-21 dhe me fanellën e Zurich në këtë sezon ai ka luajtur në të gjitha kompeticionet në 33 ndeshje ku ka realizuar tre gola dhe ka dhuruar dy asiste. /Insajderi.com