ZYRTARE: Tottenham e rrëmben lojtarin e Wolves

ZYRTARE: Tottenham e rrëmben lojtarin e Wolves

Jose Mourinho, e ka forcuar mbrojtjen e tij, duke nënshkruar me mbrojtësin Matt Doherty që lëviz nga rivali i Premier Ligës, Wolverhampton-i.

Tottenham Hotspur, njoftoi se mbrojtësi i krahut të djathtë i Republikës së Irlandës, 28-vjeçari Doherty, firmosi për katër vjet me ekipin e tyre, duke mos dhënë detaje në lidhje me shumën e transferimit, transmeton Insajderi.

Doherty u paraqit 300 herë për Wolvesin pasi iu bashkua ekipit nga Liga e Irlandës, përkatësisht klubi Bohemians në vitin 2010.

Ai u bë transferimi i tretë i verës për Spursin. Më herët ishin prezantuar edhe mesfushori Pierre-Emile Hojbjerg dhe portieri Joe Hart./Insajderi.com.