
Ishte paraparë që afati kalimtar i transferimeve gjatë verës në Premier League të hapet më 10 qershor e të përfundoj më 1 shtator, por UEFA ka përditësuar orarin të enjten, duke i ndryshuar datat.
Zyrtarisht, sipas UEFA – shkruan Goal.com, transmeton Insajderi.com, afati kalimtar veror 2020 në Premier League do të hapet pas përfundimit të kampionatit, më datë 26.
UEFA ka dhënë 5 tetorin si datë përfundimtare kur do të duhej të mbyllej afati kalimtar në gjitha kampionatet.
La Liga, përfundon kampionatin më 18 korrik ose pak ditë më vonë, që i bie në këto data do të hapet afati kalimtar veror i transferimit të futbollistëve.
Edhe në La Liga, afati i mbylljes së kësaj dritare është më 5 tetor.
Seria A duhet ta përfundoj sezonin 2019-20 deri më 2 gusht, por afati nuk do të hapet deri të martën më 1 shtator.
Ashtu si në ligat më lart, as në Itali nuk dihet data e saktë e mbylljes së afatit veror të transferimeve, por ajo që dihet, duhet të mbyllet deri më 5 tetor, në përputhje me rekomandimin e UEFA.
Bundesliga gjermane, ka datat 1 korrik deri 31 gusht për transferime.
Ligue 1 franceze, që e ka përfunduar sezonin, dritaren verore të shitblerjeve të lojtarëve e ka nga 10 qershor deri 1 shtator.
/Insajderi.com/