Zyrtare: Unai Emery emërohet trajneri i Villareal

Zyrtare: Unai Emery emërohet trajneri i Villareal

Ekipi spanjoll, Villareal, ka emëruar trajnerin Unai Emery si trajner të tyre, pasi kanë ndërprerë bashkëpunimin me Javi Calleja edhe pse ky i fundit e kualifikoi ekipin në Ligën e Evropës.

“Villarreal CF ka arritur një marrëveshje me Unai Emery që menaxheri bask të jetë trajneri kryesor i Yellows për tre sezonet e ardhshme” thuhet në njoftimin e klubit, transmeton Insajderi.

Unai Emery në te kaluarën ka qenë trajner I Almeria, Valencia, Spartak Moskës, Sevillës, PSG dhe Arsenal. Ai ka arritur suksese të mëdha në garat evropiane, sidomos me ekipin e Sevilla./Insajderi.com.