Zyrtare: Under huazohet te Leicester City

Zyrtare: Under huazohet te Leicester City

Futbollisti i Romës, Cengiz Under, është huazuar për një edicion te skuadra angleze, Leicester City, njofton Insajderi.

Turku është huazuar te Leicesteri për 3 milionë euro, ndërsa ish-kampioni i Anglisë ka të drejtë ta blejë për 23 milionë euro në fund të edicionit.

Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Romës, që i ka uruar fat Underit në eksperiencën e re në Angli.

Në anën tjetër, Under ka falënderuar Romën, duke u shprehur optimist për aventurën e re.

“E dua Romën, jo vetëm klubin por edhe qytetin, kulturën dhe njerëzit e këtij qyteti të mrekullueshëm. Jam sinqerisht mirënjohës të gjithë tifozëve për mbështetjen dhe dashurinë që më kanë dhënë që prej momentit tim të parë”, ka shkruar Under mes tjerash në Instagram.

Ai ka theksuar që të luajë në Ligën Premier ka qenë gjithmonë ëndrra e tij./Insajderi.com