Zyrtare: Vedat Muriqi transferohet te Fenerbahce

Zyrtare: Vedat Muriqi transferohet te Fenerbahce

Pas shumë mëdyshjeve rreth të ardhmes së sulmuesit kosovar, ato kanë përfunduar sot kur Vedat Muriqi është prezantuar edhe zyrtarisht te skuadra e madhe turke.

Fenerbahce prezantimin e Muriqit e ka bërë përmes një videoje derisa e ka cilësuar këtë transferim si bukur të madh.

Gjatë kohë u spekulua për transferimin e Muriqit te Galatasaray, pastaj u kërkua edhe nga disa skuadra tjera evropiane. Vetëm dy ditë më parë ai në rrjetet sociale njoftoi se do të qëndronte te Rizespor, madje i kreu edhe testet mjekësore, por në fund vendosi të transferohej te Fenerbahce.