
Një ekspert brazilian i Amazonës, është vrarë nga një shigjetë që e goditi në gjoks.
Rieli Franciscato vdiq të mërkurën në regjion të Rondonia’s në veri përëndim të Brazilit. Ai ishte në një zonë për të monitoruar një fis si pjesë e punës së tij për agjensinë Funai, shkruan BBC, raporton Insajderi.
Franciscato përshkruhet si një njeri serioz dhe profesionist i dedikuar. Ai kishte ndihmuar në krijijimin e Kaninde Ethno-Environmental Defence Association. Kjo organizatë tha se fisi indigjen që ishte bërë arsyeja e vdekjes së Franciscato’s nuk ka aftësi për të dalluar një mik apo armik nga bota e jashtme.
Dëshmitarët thanë se ai dhe kolegët e tij u sulmuan pasi iu afruan zonës së fisit indigjen.
Franciscato ishte i shoqëruar nga policia dhe tentoi të mbrohej duke dalë pas një mjeti mirëpo shigjeta e goditi në gjoks.
Një polic që ishte dëshmitar në incident tha se ai arriti ta heq shigjetën, e cila e goditi në zemër.
“Ai bërtiti, e hoqi shigjetën nga gjoksi, vrapoi për 50 metra dhe kollapsoi pa jetë”, thihet në deklaratën e policit që e publikoi në media sociale./Insajderi.com