
Anëtari i komitetit të FSHF-së, Arben Dervishaj, ndau disa detaje interesante rreth ndërtimit të stadiumit të ri kombëtar. I ftuar në “Pressing” të ABC News, ai tregoi se kostoja totale e stadiumit shkon rreth 75 milionë Euro.
Në kontratën e lidhur me kompaninë që po ndërton stadiumin, Dervishaj tha se FSHF do të jetë pronare e stadiumit, ndërsa pjesa tjetër do të jetë në pronësi të kompanisë.
“Deri tani sa di unë, kostoja totale do shkojë diku te 75 milionë Euro. Kapaciteti 22 mijë të ulura neto, spektatorë. Kostoja nuk është për ne. Është për ata që ka hedhur lekët. Kontrata është e tillë që ajo i merr ambientet vetë. Ne na tranferohen stadiumit dhe ambientet e saj ndërsa pjesën tjetër e ka kompania tjetër në pronësi. Kjo është formula e bashkëpunimit”, tha ai, më shumë në Insporti.com.