Joe Biden është zyrtarizuar si kandidat për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kongresin e partisë demokratike.
Biden do ta ketë përballë presidentin akutal amerikan, Donald Trump.
Dy ish presidentët demokratë, Bill Klinton dhe Jimmy Carter, dhe ish Sekretari republikan i shtetit, Colin Powell, morën pjesë në kongres, raporton BBC.
Konventa ishte kryesisht virtuale, në mesin e pandemisë së Coronavirusit, dhe është e paqartë nëse një format fjalimesh të para-regjistruara dhe asnjë audiencë e gjallë do të krijojë të njëjtat nivele entuziazmi si tubimet tradicionale të partisë.
Konventa e Republikanëve së javës së ardhshme do të jetë gjithashtu virtuale. /Insajderi.com/