
Gramoz Vokrri ka deponuar në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës nënshkrimet e mbledhura për të kandiduar për postin e të parit të FFK-së.
Vokrri, kishte paralajmëruar se do të depononte sot nënshkrimet e mbledhura nga delegatët e ekipeve për t’ia mundësuar kandidimin.
Vokrri ka paralajmuar se ai ka mbështetjen e disa klubeve të Kosovës.
Në garë me Vokrri qëndron edhe kryetar aktual i FFK-së, Agim Ademi, derisa afati i fundit për dorëzimin e nënshkrimeve është dita e enjte.
Zgjedhjet e FFK-s do të mbahen më gjashtë prill edhe pse mandati i Agim Ademit nuk përfundon deri në korrik./Insajderi.com