Zyrtarizohet Chiesa te Juventus

Zyrtarizohet Chiesa te Juventus

Më në fund, në ditën e fundit të merkatos, Juventus ka bërë zyrtarizimin e anësorit italian, Federico Chiesa nga Fiorentina, njofton Insajderi.

Pas largimeve të Ruganit, de Sciglio dhe të Douglas Costa, Juventus ka bërë transferimin e anësorit 22 vjeçar për shifrën e 50 milionë eurove.

Ditën e fundit të merkatos, në orën 17:43, Chiesa ka firmosur kontratën pesë vjeçare, me pagë 4.5 milioën euro në vit.

Akordi mes “bardhezinjve” dhe “vjollcëve” ishte arritur mbi bazën e një huazimi dyvjeçar: 2 milionë euro për sezonin e parë dhe 8 milionë për sezonin e dytë. Gjithsesi, duke qenë se Chiesa-s i skadonte pikërisht pas dy vitesh kontrata me Fiorentinën, sulmuesit iu desh fillimisht të firmoste një rinovim kontrate me “vjollcët” deri në vitin 2023 dhe më pas të nënshkruante me Juven (ndryshe klubi nga Firence rrezikonte ta humbte me 10 milionë euro). Ndërkohë, detyrimi i blerjes së Federico Chiesa-s, edhe për 40 milionë euro të tjera (do paguhen në tri këste, brenda 2023) nga ana e Juventusit do të bëhet automatik në rast se plotësohet qoftë një nga 3 kushtet: e para, nëse Juvja i mbyll dy sezonet e ardhshme brenda 4 vendeve të para; e dyta nëse lojtari arrin të luajë 60% të ndeshjeve totale, ku një prezencë do të llogaritet minimalisht 30 minuta lojë; dhe e treta në rast se lojtari arrin kuotën e 10 golave dhe 10 asisteve, gjatë periudhës së huazimit. /Insajderi.com