
Ekipi nga Premier Liga, Brighton Hove Albion, ka zyrtarizuar transferimin e Lallana nga Liverpool, si lojtar i lirë.
Adam Lallana, 32 vjeçar kishte mbetur lojtar pa kontratë para më shumë se një muaji, por ai e vazhdoi kontratën me Liverpool vetëm për një muaj, në mënyrë që të përfundojë me sukses sezonin që ishte shtyrë shkaku i pandemisë dhe tani kur kontrata i ka skaduar, ai ka zgjedhur Brighton për të vazhduar karrierën e tij, raporton Insajderi.
Lallana ishte lojtar i Southampton, por që në vitin 2014 ishte transferuar tek Liverpool, ekip me të cilin ai arriti ta fitonte Ligën e Kampionëve si dhe Premier Ligën./Insajderi.com.