Zyrtarja franceze tregon për dobësimin e regjimit të Assadit pas sulmit në Siri

Zyrtarja franceze tregon për dobësimin e regjimit të Assadit pas sulmit në Siri

Ministrja e Mbrojtjes e Francës, Florence Parly, ka thënë se kapacitetet e regjimit sirian për prodhimin e armëve kimike është dobësuar konsiderueshëm pas sulmeve të sotme.

“Misioni kishte sukses. Caqet janë përzgjedhur me kujdes dhe nuk ka pasur asnjë incident në mes forcave tona dhe forcave të tjera që operojnë në ato pjesë”, ka thënë Parly në konferencë për media.

Kurse shefi i ushtrisë franceze, Francois Lecointre, ka shtuar se  sistemi tokë-ajër i mbrojtjes i Sirisë ishte aktiv, por efektiviteti i tij ishte krejt i limuar.
Kurse asetet ruse në Siir “nuk kanë qenë aktive”.

Presidenti amerikan Donald Trump e ka bërë përgjegjës diktatorin sirian Bashar Al Assad për sulmin kimik ndaj civilëve të pambrojtur duke thënë se luftën do ta dërgojë deri në fund.

Ndërkaq sekretari i mbrojtjes Rex Tillerson tha se edhe Rusia mban përgjegjësinë pasi që ka mundur ta ndal sulmin kimik ndaj civilëve.

Pentagoni po ashtu ka lajmëruar se ka njoftuar Rusinë paraprakisht për sulmin që do ta marrë në Siri.