​Gjykata ndalon zgjerimin e qendrës së skive në Bansko

​Gjykata ndalon zgjerimin e qendrës së skive në Bansko

Gjykata e Lartë bullgare bllokoi sot projektet e diskutueshme për zgjerimin e qendrës së skive në Bansko, më e madhja në Ballkan, duke i dhënë të drejtë aktivistëve për mbrojtjen e mjedisit, të cilët denoncuan shkatërrimin e një parku natyror, i klasifikuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s.

“Autoriteti më i lartë gjyqësor i vendit anuloi ndryshimet në planin e menaxhimit të këtij parku, të miratuara në dhjetorin e 2017 nga qeveria dhe që do t’i hapnin rrugë ndërtimit të 48% të 40.000 hektarëve të Parkut Kombëtar të Pirinit”, njoftoi WWF, e cila depozitoi ankesën.

”Ndryshimet në planin e menaxhimit të parkut të Pirin i klasifikuar nga UNESCO si pjesë e Trashëgimisë Botërore shkelin dispozitat e ligjit bullgar dhe atij ndërkombëtar”, bën të ditur Gjykata e Lartë.