​Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndihmon Kosovën

​Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ndihmon Kosovën

Familjet në nevojë në Kosovë, në veçanti ato të prekura me Covid-19, do të pranojnë pako ushqimore e higjienike të dhuruara nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar.

Kjo u bë e ditur sot në takimin që mbajti ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla me shefin e misionit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kosovë, Agim Gashi.

“Në këtë takim u bë e ditur se Misioni i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ka ndihmuar Kryqin e Kuq në Kosovë me një mijë pako, të cilat u dedikohen familjeve në nevojë, në veçanti ato të cilat janë të prekura nga pandemia e shkaktuar nga Covid-19”, thuhet në komunikatën e ministrisë.

Tutje, thuhet se në këtë takim është biseduar për mundësinë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.