
Coldplay ka performuar një version ndryshe të hitit të tyre Crawling, duke ia kushtuar atë vokalistit të ndjerë të Linkin Park, Chester Bennington.
Chris Martin, vokalist i Coldplay, tha se versioni i tij i këngës rok mund të mos “tingëllojë mirë”, por ai shpjegoi se këtë dedikim e ka vetëm për “qëllime të mira”.
Grupi performoi këngën “Crawling” në piano, në koncertin e New Jerseyt të martën.
“E di që kjo ndoshta do të përfundojë në YouTube, kështu që unë dua të bëj siç duhet, dhe dua ta bëj me respekt”, tha Martin gjatë koncertit.
Dedikimi i Coldplay vjen disa ditë pasi 41-vjeçari u vetëvra, shkruan The Guardian.
Bennington u gjet i vdekur muajin e kaluar në shtëpinë e tij në LA./Insajderi.com