Era Istrefi bënë famë ndërkombëtare si çika e Rihannas

 Era Istrefi bënë famë ndërkombëtare si çika e Rihannas

Era Istrefi ka shpërthyer ndërkombëtarisht. Me këngën dhe videon e saj të re “Bonbon” ka bërë një depërtim në skenën botërore. Por jo duke komentuar muzikën e saj por dukjen në këtë video.

Përdorues të famshëm të rrjeteve sociale e kanë publikuar së fundmi një video në të cilën Era Istrefi cilësohet si “çika e Rihannes dhe Sias”.

Këngëtarja kosovare Era Istrefi , është përfolur për stilin e saj  që sipas shumë përdoruesve në rrjete sociale, po komentohet si kombinim i dalë nga Rihanna dhe Sia, raporton Insajderi.

“Nëse Rihanna dhe Sia do ta kishin vajzë”,, është përshkrimi i videos së postuar e që është shpërndarë në masë të madhe nga përdoruesit e rrjeteve sociale si Twitter , Facebook dhe Istagram.

https://www.instagram.com/p/BBWXbrUKvac/

Kënga e fundit “BonBon” e lansuar nga Istrefi ka thyer rekord nga shikimet që ka marrë në Kosovë, ku brenda një muaji ka arritur të klikohet rreth nëntë milion herë, madje ajo është  klasifikuar e para tash e dy javë në listën e “Top Awards” listë kjo e top 20 këngëve më të pëlqyera shqiptare.