​ Kendall Jenner e mrekullueshme në tapetin e kuq të Kanës

​ Kendall Jenner e mrekullueshme në tapetin e kuq të Kanës

Modelja amerikane, 21 vjeçare Kendall Jenner, ka shkëlqyer në tepihun e kuq të edicionit të 70-të të Festivalit të Filmit në Kanë.

Nëpër medie të ndryshme është shkruar se ‘Kendall di si të bëjë hyrje madhështore’, e pikërisht kështu ka ndodhur pasi që, modelja është paraqitur me një fustan të mrekullueshëm, duke i treguar linjat e saj trupore, shkruan KultPlus

Fustani që kishte njërin krah dhe pjesën e barkut të fryrë, e paraqitën si është më së miri Kendall, e cila mbathur kishte çorape me një palë sandale ngjyrë bronz.