​Kërkoi të ndalohen këngët që promovojnë lëndët narkotike – deputeti i LDK-së përplaset me menaxherin e Babastars

Kjo ide e z.Abdyli më duket kthim në kohën e komunizmit.

​Kërkoi të ndalohen këngët që promovojnë lëndët narkotike – deputeti i LDK-së përplaset me menaxherin e Babastars

Pas kërkesës për iniciativë ligjore për ndalimin e këngëve që promovojnë lëndët narkotike,  ide kjo e deputetit të LDK-së, Haxhi Avdyli, vjen reagimi i menaxherit të Babastars, Dekorim Sahiti.

Në një intervistë për T7, Sahiti, thotë se një iniciativë e tillë është kthim në të kaluarën.

“Duke e shikuar që të gjitha shtetet demokratike janë më të fuqishme se shteti jonë, dhe që konsumimi është shumë më i lartë ende nuk e di që kanë bërë këtë veprim. Kjo ide e z.Abdyli më duket kthim në kohën e komunizmit në të cilën e parandalon ndjenjën e artistit për ta shprehur atë që duhet thënë”, pohon fillimisht Sahiti, duke vazhduar të thotë se në disa këngë lëndët narkotike shahen e në disa këngë edhe lavdërohen.

“Në shumë këngë lëndët narkotike edhe shahen, përmenden mirëpo shahen, e në shumë këngë të tjera artisti e paraqet si të mirë. Këtë më mirë mund ta dijë vetë artisti se si ka dashur ta paraqes atë. Për mendimin tim, në disa gjëra është mirë por në disa të tjera më pengon”, thotë menaxheri i Babastars Dekorim Sahiti./ Insajderi.com