
Kënga “Pijna viski” e këngëtarit turbo-folk Duli, e publikuar para 4 vitesh është ende e njohur për këtë skenë të muzikës.
Në korrik të këtij viti, një artistit anglez, me emrin Dappy kishte sjellë këngën me titullin “Messi” që i referohet futbollistit më të njohur për momentin, Lionel Messi, e që ngjanë pak me melodinë e këngëtarit turbo-folk nga Kosova.
E kjo këngë duket se ka inspiruar reperët shqiptar.
Aq shumë, saqë brenda një dite kanë publikuar dy ribërje të kësaj kënge.
Të parët ishin reperët Ledri Vula, Gjiko, Lumi B dhe Skerdi të cilët publikuan këngën “Messi Remix”.
Nuk vonoi shumë dhe reperi tjetër Capital T publikoi një ribërje tjetër të kësaj kënge me titullin “Koka Kola Remake”.
Duket sikur reperët shqiptar kanë përgatitur moti këto këngë dhe duke qenë se njëra palë ka publikuar ribërjen e saj, të njejtën gjë e ka bërë edhe Capital T.
Veçse Capital T e ka pranuar se inspirimi i ka ardhur edhe nga kënga turbo-folk “Pina viski”./Insajderi.com