Themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, në ditën botërore të “Emojit” ka postuar një foto në të cilën tregohen 10 “emojit” më të përdorura dhe vendet të cilat i përdorin më së shumti ato.
“Emojit”, figurat me emocione të cilat përdoren në rrjete sociale, janë përhapur me shpejtësi dhe kanë ndryshuar paksa gjatë viteve, por edhe janë shtuar shumë për nga numri.
Sipas statistikave të publikuara nga Zuckerberg, Emoji më i përdorur është fytyra duke qeshur me lotë, i dyti është fytyra me kuptimin “i dashuruar” dhe i treti është “puthja”.
Të tjerat shihen në foton më poshtë të cilën e ka publikuar Zuckerberg.
E vendet të cilat përdorin më së shumti këto figura janë: SHBA-ja, Meksika, Brazili, Anglia, Gjermania, Franca, Spanja, Italia, Tailanda dhe Indonezia.
Secila nga këto vende e kanë nga një figurë që e përdorin më shumë.
SHBA-ja përdor fytyrën e shtrembëruar duke qeshur me lot, dhe figura e njëjtë është më e famshmja edhe në Indonezi. Përderisa Anglia ka Emojin e ngjashëm, fytyra e qeshur me lotë, por vetëm duke qëndruar drejt.
Spanja dhe Italia kanë më të famshme puthjen, e Brazili me Meksikën siç duket janë më të dashuruar.
Gjermania e Tajlanda kanë fytyra të qeshura me dallime të vogla, e Franca dallon nga këto duke pasur si Emoji kryesore fytyrën duke shkelur syrin. /Insajderi.com