10 mënyra të pazakonta për të shuar etjen

10 mënyra të pazakonta për të shuar etjen

Ka shumë arsye të qëndrosh mirë i hidratuar. Edhe vetëm të afrohesh pak afër dehidrimit kjo shkakton që disponimi dhe nivelet e energjisë të shënojnë rënie duke e bërë të vështirë të fokusohesh, apo të bësh gjithçka tjetër.

Të largosh efektet anësore të thatësirës, triku është të qëndrosh në nivelet optimale, shkruan MensFitness, përcjell Insajderi.

Ngjyra e urinës suaj shpesh konsiderohet një indikator i besueshëm i gjendjes suaj të ujit në organizëm”, thotë Dr. Robert Gletter, një fizikan i shërbimeve emergjent.

Këto më poshtë janë disa nga ushqimet që të mbajnë në gjendje optimale hidratuese.

Shalqiri

Jo vetëm se është fryti i preferuar veror i të gjithëve, por edhe është i përbërë nga 92 për qind ujë. Përmban edhe shumë vitamina duke pasur kështu shumë përfitime të tjera.

Sallata jeshile

Përmban 95 për qind ujë, duke e bërë perime ideale për hidratim. Pjesa më e madhe e ujit gjendet në pjesën e jashtme të gjetheve.

Hamburgeri

Hamburgeri është një burim çuditërisht hidratues. Mishi i hamburgerit mund të përmbajë 60 deri në 65 për qind ujë pasi është pjekur.

Gjoks pule

Mishi i bardhë i pulës përmban 69 për qind ujë para se të përgatitet, dhe pas zierjes apo pjekjes përmban 66 për qind ujë.

Por mishi duhet të hahet sa më i freskët, pasi sa më shumë qëndron në frigorifer aq më shumë humbet sasi të ujit.

Ujë kokosi

Një studim i fundit thotë se uji i kokosit është një mënyrë e mirë për të rikthyer lëngjet trupore, më i mirë se pijet energjike – madje edhe më i mirë se uji.

Drithërat

Drithërat e thata nuk bëjnë ushqim hidratues, por po t’i shtosh ujë apo qumësht, etja kalon për disa minuta.

Drithërat e thata janë shumë absorbuese, dhe fibrat që përmbajnë ndihmojnë mbajnë nivelin e sheqerit në gjak. Një zgjedhje perfekte për mëngjes.

Orizi

Orizi, si edhe drithërat, në fillim është i thatë dhe i pakonsumueshëm deri sa të mbushet me ujë gjatë procesit të zierjes.

Receta e zakonshme është një pjesë oriz, dy ujë dhe pak kripë. Kripa këtu ndihmon edhe në mbajtjen më të gjatë të ujit në organizëm.

Avokado

Avokadot përveç që kanë shumë materie ushqyese, përmbajnë edhe 60 deri 70 për qind ujë.

Po t’ia shtosh hamburgerit dhe një copë avokado, do të ishe një hap më afër përmbushjes së nevojave tua të ujit gjatë ditës.

Lëngu i domateve

Lëngu i domateve ka nivel të balancuar të sodës dhe ujit për të mbajtur njerëzit e hidratuar.

Jogurti

Një gotë jogurt përmban 85 për qind ujë, dhe gjithashtu edhe shumë materie tjera ushqyese të dobishme për organizëm.