10-vjetori i “Games of Thrones” do të shënohet me një mori eventesh speciale

10-vjetori i “Games of Thrones” do të shënohet me një mori eventesh speciale

Janë bërë gati dy vjet që kur “Game of Thrones” përfundoi, mirëpo 17 prilli shënon përvjetorin e 10-të të premierës së historisë epike, njofton Insajderi.

HBO po e feston këtë përvjetor, me një muaj të mbushur me evente si rikthim në episode, mbledhje fondesh dhe detaje të reja për serialin e ardhshëm “House of Dragon”.

Këtë të hënë, HBO Max ka lansuar një faqe në internet “Spotlight Page” që ri-sjellë episodet e preferuara të adhuruesve dhe dokumentarë të prapaskenave. /Insajderi.com